Lajme

Fier, polici i dehur përfundon me makinë në një banesë, qëllon të zotin e shtëpisë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier ku një punonjës policie i dehur ka humbur kontrollin e makinës dhe ka bërë aksident duke përfunduar në oborrin e një banese.

Efektivi i policisë, i identifikuar si Paulin Shpani, është konfliktuar me pronarin e shtëpisë dhe e ka qëlluar me armë zjarri.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në orët e mëngjesit ku punonjësi i policisë Paulin Shpani, 41 vjeç ka hyrë me mjetin e tij “Ford” brenda oborrit të shtëpisë së shtetasit Soni Meços.

Në momentin që ka dalë nga mjeti është konfliktuar dhe ka qëlluar me armë zjarri, në drejtim të pronarit të shtëpisë, duke e plagosur në dorë.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë