Rend dhe Ligj

Fier, një shtetas grek gjendet pa jetë nga e shoqja në banesë

Policia e Fierit njofton se është gjetur pa shenja jete në fshatin Libofshë, Fier, në oborrin e banesës shtetasi grek Jorgos Angjelidhis, 44 vjeç.

44-vjeçari është gjetur nga bashkëjetuesja e tij.

“Sot rreth orës 13:00, në fshatin Libofshë, Fier, në oborrin e banesës, është gjetur nga bashkëjetuesja e tij, i vetëvarur shtetasi grek J. A., 44 vjeç, i cili bashkëjetonte me shtetasen E. G., në banesën e saj në Libofshë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia dyshon se bëhet fjalë për një vetëvrasje, ndërkohë që hetimet vijojnë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë