Lajme

Fier, kapen 20 celularë brenda portave të mini-futbollit

Një kontroll i kryer nga efektivët e institucionit penitenciar të Fierit, ka çuar në zbulimin e 20 telefonave celularë të markave të fundit, që do të tentoheshin të futeshin brenda ambienteve të burgut.

Kapja e telefonave celularë u arrit falë profesionalizmit të punonjësve të burgut të Fierit, të cilët gjatë kontrollit të imtësishëm, arritën të zbulonin se brenda portave të mini futbollit, ishin fshehur telefona celularë.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njofton se materialet i kanë kaluar prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Nuk është hera e parë që autoritetet e burgjeve kapin sende të palejuara apo telefonë celularë në burgje, ku kryesisht janë futur nga ana e familjarëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë