Lajme

Fier, 50-vjeçarja bie nga kati i dytë i pallatit, humb jetën

Një grua ka humbur jetën mesditën e sotme në Fier, pasi ka rënë nga pallati.
Siç njofton policia, ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:50, në lagjen “29 Nëntori”.
Gruaja me inicialet R. D, e moshës 50 vjeç dyshohet se ka rënë nga kati i dytë i pallatit dhe ka gjetur vdekjen.
Sipas dëshmive, 50-vjeçarja ka qenë duke larë xhamat e dritares. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë