Fiat ka vendosur të mos prodhojë më makina me ngjyrë gri, duke nisur nga 4 korriku, dita kur do të dalë në treg modeli i ri Fiat 600e.
Marka ka vendosur të krijojë një gamë të re ngjyrash që e marrin frymëzimin nga dielli, qielli dhe toka e Italisë.
“Kemi thyer rregullat. Vendosëm të ndërpresim prodhimin e makinave gri Fiat. Është një zgjedhje kërkuese dhe e guximshme, e cila synon të forcojë më tej lidershipin e Fiat-it si një markë e gëzimit, ngjyrave dhe optimizmit.
Italia është vendi i ngjyrave dhe, nga sot, edhe i makinave Fiat”, tha Olivier Francois, CEO i Fiat.
“Fiat dëshiron të frymëzojë njerëzit të jetojnë me optimizëm dhe ky do të jetë një nga misionet e Fiat 600e, makinë elektrike, e cila do të prezantohet më 4 korrik”.
Reklama e re, e xhiruar ne Lerici, Liguria, e tregon më së miri këtë që thotë Francois.
Fiat-i ngrihet nga një vinç dhe zhytet në bojë portokalli.
Suv-i i ri do të ketë ngjyrat e flamurit italian në parakolp dhe shkronjën “e” (elektrike) te dera e pasme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




