Aktorja e madhe shqiptare, Margarita Xhepa, është vlerësuar me çmimin “Aktori i Europës” në edicionin e 19-të të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit.
“Çmimi kryesor Aktori i Europës 2021” për aktrimin më të mirë i takoi një prej aktoreve më të rëndësishme në hapësirën e gjerë të teatrit Ballkanik, për rolin e ‘Nënës së Madhe’ në shfaqjen ‘Kush e solli Doruntinën’, me regji të Laert Vasilit”, thuhet në faqen zyrtare të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit.
Çmimet u ndanë nga një juri ndërkombëtare e përbërë nga: prof. Meto Jovanovski (president), prof. Mimoza Rail dhe prof. Jani Bojadzi.
Çmimi për regjisorin më të mirë i takoi Laert Vasilit, për shfaqjen “Kush e solli Doruntinën”, bazuar në romanin e Ismail Kadare, drejtuar nga Laerti Vasili, skenën dhe kostumin – Stella Lankori, muzikë – Ambra Marjanaku, drejtor artistik – Bashkim Hoxha. Aktorët: Margarita Xhepa, Bujar Lako, Viktor Justi, Laerti Vasili, Luli Hoxha, Suela Bako.
Çmimi i Madh i Jacques Lacarier për Inovacion dhe Eksperimentim i akordohet aktorit dhe regjisorit Mentor Zumberay për shfaqjen “rendrrat e Hamletit” nga Nina Mazur, bazuar në tragjedinë me bazë në Ëilliam Shakespeare “Hamlet, Princi i Danimarkës”. Prodhimi: Shtëpia e Teatrit dhe Filmit ACT dhe ITI Center në Prishtinë, Kosovë.
Çmimi “Naum Manivilov Prespanski” shkoi për aktoren Svetlana Sretenovic për rolin e saj në shfaqjen “Letër nga një grua e panjohur” nga Stefan Cvajg.
Çmimi “Prespa Dionysus” për shfaqjen më të mirë krijuese koreografike në skenë iu dha shfaqjes “Tobelia” – të Teatrit të Vallëzimit të Lubjanës, bazuar në shfaqjen me të njëjtin emër nga Ljubomir Djurkovic.
Çmimi për rolin dytësor iu dha Marija Mincheva Andonov, për rolin në shfaqjen “Ky fëmijë”, bazuar në motive nga një tekst i Joel Pomera, drejtuar nga Aleksandar Ivanovski, dhe prodhuar nga NUCC Teatri “Aco Shopov” – Shtip.
Çmimi Europa e Re iu dha shfaqjes “Të paftuar” bazuar në një tekst të Momcilo Nastasijevic.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



