Art dhe Kulture

Festivali Kombëtar për fëmijë çel siparin në Berat

Për herë të parë në Shqipëri organizohet ngjarja më e madhe teatrore për fëmijë.

Festivali Kombëtar i Teatrit për Fëmijë ka çelur siparin e tij në qytetin e Beratit.

Trupat teatrale me fëmijë nga 6 qytete si: Durrës, Vlorë, Elbasan, Gjirokastër, Korçë dhe Berat do të performojnë çdo natë në skenën e Festivalit që bashkia e Beratit e ka improvizuar në qendrën e lagjes muzeale “Kala”.

Në natën e parë të Festivalit Kombëtar të Teatrit për Fëmijë kanë performuar trupat tetrale të qyteteve Durrës e Vlorë, të cilët kanw krijuar njw atmosferë të jashtëzakonshme festive për artdashwsit e vegjwl.

Kanë qenë fëmijë të moshave 8-15 vjeç, që janë ngjitur në skenën e teatrit për të performuar pjesë të ndryshme dhe të njohura teatrale shqiptare. Pas këtyre dy qyteteve, në skenën e festivalit do të ngjiten në netët në vazhdim trupat teatrale të qyteteve: Elbasan, Gjirokastër e Korçë dhe Berat.

Juria prestigjoze e përbërë nga Ndriçim Xhepa, Luiza Xhuvani dhe Rajmonda Bulku do të vlerësojë në natën finale të Festivalit, mbrëmjen e 1 Korrikut se cila nga trupat teatrale të fëmijëve do të jetë fituesja e Festivalit Kombëtar të Teatrit për Fëmijë.

Kjo risi që sjell qyteti i Beratit bën të mundur edukimin e fëmijëve nëpërmjet teatrit, duke shkëmbyer kështu kulturën dhe traditat.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë