Fundi i nëntorit do të flasë në Tiranë me gjuhën e teatrit. Një javë parakalimi shfaqjesh të jashtëzakonshme të Festivalit të Teatrit Shqiptar “Moisiu” do të zhvillohet nga data 20-27 nëntor.
Ky festival mbarëkombëtar nisi vitin e kaluar si iniciativë e Teatrit Kombëtar të Shqipërisë, Teatrit Kombëtar të Kosovës dhe Teatrit Shqiptar të Shkupit. Vitin e kaluar, edicioni i parë i këtij festivali u mbajt në Shkup, këtë vit në Tiranë dhe vitin e ardhshëm, sipas rotacionit, do të mbahet në Prishtinë.
Publiku do të mund të ndjekë 2 shfaqje në ditë, përkatësisht në ora 19.00 dhe 21.00 në sallën e Teatrit Kombëtar dhe sallën e Teatrit Kombëtar Eksperimental.
Mbrëmja e fundit ka rezervuar premierën përshëndetëse, “Shtëpia e Zotit”, bashkëprodhim mes Teatrit Kombëtar, Teatrit Kombëtar të Kosovës dhe Teatrit Shqiptar Shkup, vepër nga Ledian Gjeçi, me regji të Ilir Bokshit. (ATA)
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.