Në vazhdën e bashkëpunimit me Konservatorin e Potenzës, TKOBAP do të sjellë edhe gjatë këtij muaji koncerte kushtuar muzikës së dhomës me festivalin “AlBa”, ku do të interpretojnë virtuozë të famshëm italianë.
“Song of souls” titullohet koncerti i ditës së martë, datë 11 qershor, në Hollin Koncertor të TKOB-së.
Filomena Fittipaldi, sopranoja që ka debutuar në teatro me emër të Italisë e më gjerë, në kryevepra si “La Boheme”, “Turandot”, “Carmen”, “Iris”, do të interpretojë pjesë nga Bellini, Schumann, Puccini, Mozart, De Curtis e të tjerë kompozitorë të shquar. Ajo do të shoqërohet në piano nga Maria Sarli, profesoreshë në konservatorin “Gesualdo da Venosa” të Potenzës.
Në koncertin e radhës do të interpretohen pjesë si “Dolente immagine” nga Bellini, “Apres un reve”, nga Fauré, “Widmung” nga R. Schumann, nga Puccini do të interpretohet “Addio mio dolce amor!” e shumë të tjera. /ata
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.