Ndërkohë që palestinezët janë duke u masakruar, më shumë se 50 janë vrarë dhe gati 2,400 të tjerë janë plagosur, Izraeli dhe Amerika po festojnë së bashku hapjen e Ambasadës Amerikane në Jerusalem. Standardet e dyfishta të okupimit të qytetit të shenjtë po bëhen më të qarta se kurrë, mes përleshjeve, plumbave nga njëra anë dhe hapjes së shampanjës nga ana tjetër.
Që nga 30 marsi, i shpallur si ditë zie për vrasjen e qindra izraelitëve dhe palestinezëve gjatë protestave në vitin 1976, banorët e Gazës kanë sulmuar vazhdimisht kufirin e tyre me Izraelin, duke kërkuar të drejtën për t’u kthyer në tokat ku ishin dëbuar gjatë formimit të shtetit izraelit, por janë përballur me gaz lotsjellës dhe përleshje masive. Edhe pse disa prej palestinezëve kishin për qëllim të shkaktonin trazira, një përqindje e shumë e vogël e dhjetëra mijëra protestuesve ishin të armatosur. Por ky është modeli historik që ndjek qeveria izraelite, duke thënë se përdor forcën vetëm kur është e nevojshme, edhe pse provat sugjerojnë tjetër gjë. Një numër i madh palestinezësh vdesin pothuajse në çdo përplasje, ndërkohë që është rrallëherë ndodh të vriten qytetarë izraelitë. Megjithtatë, Izraeli pretendon ende se po mbron veten.
Kjo është një strategji interesante mbrojtjeje, e cila zbulon logjikën (e trazuar) të vetë sionizmit, besimit se populli hebre meriton të drejtën e vetëvendosjes dhe njohjes, ashtu si shumë popuj të tjerë. Kjo, dhe lidhja e pamohueshme historike e hebrenjve me judaizmin, përdoret për të mbështetur legjitimitetin e Izraelit. Megjithatë nqeveria izraelite nuk duhet të gëzojë të drejtën e vetëvendosjes. Ka shumë zëra anti-izraelitë që mohojnë lidhjen historike të hebrenjve dhe judaizmit. Zëra të tillë shpesh janë antisemitikë dhe e përhapin në mënyrë të pandërgjegjshme ide të gabuara. Por problemi nuk është vetëvendosja. Nuk është as tek lidhjet historike.
Problemi është se palestinezët janë indigjenë. Ata tashmë ishin vendosur atje. Kolonët e huaj, qoftë ata të ardhur para vitit 1948 qoftë ata pas vitit 1967, kërkuan të hyjnë në atë tokë, në mënyrë që ta transformonin në një vend më vete.
Kështu, nëse Izraeli është i justifikuar të përdorë plumbat kundër civilëve palestinezë që përpiqen të hyjnë në territorin që u është marrë, ateherë a nuk duhet të kenë të drejtë të barabartë edhe palestinezët për të përdorur pa dallim dhunën ndaj Izraelit? Në fund të fundit, shteti izraelit nuk po përpiqet të kapërcejë gjendjen e dobët të palestinezëve, por po krijon qytete, rrugë dhe pika kontrolli, gjë që e bëjnë të pamundur krijimin e shtetit palestinez.
Ndërhyrja e Amerikës
Ky konflikt nuk ka një zgjidhje ushtarake, ndërkohë që një ndërhyrje morale dhe parimore do të kërkonte që SHBA-ja të aplikononte të njëjtat standarde si ndaj izraelitëve ashtu edhe ndaj palestinezëve. Por edhe një qasje e tillë në vetvete është një padrejtësi e pashmangshme. Ky nuk është një konflikt mes dy palëve që kanë kanë drejta të barabarta. Palestinezët tashmë ishin atje.
Ndërkohë po shohim një spektakël jashtëzakonisht të pandjeshëm nga ana e udhëheqësit amerikan, i cili përgëzon kryeministrin Benjamin Netanjahu, politikanët izraelitë tek postojnë selfie, ndërsa dhjetëra milje larg, po zhvillohet një masakër e vertetë.
Marrëdhëniet midis hebrenjëve amerikanëve dhe atyre izraelitë po shkojnë tashmë drejt rënies, spektakli i fondamentalistëve antisemitikë që ndajnë skenën me një kryeministër të djathtë izraelit, i cili është armiqësor ndaj përvojave fetare të shumicës së hebrenjve amerikanë, sigurisht që nuk do të ndihmojë.
Uashingtoni ka çdo të drejtë të refuzojë këtë aleancë dhe të propozojë në vend të saj një politikë të jashtme që i shërben interesave dhe vlerave amerikane. Kjo do të thotë të ndërpresë mbrojtjen “hipokrite” të Lindjes së Mesme dhe të mos bëjë asgjë që nuk do ta toleronte që kurrë në SHBA.
E ardhmja e vetme për izraelitët dhe palestinezët, e cila ofron siguri dhe dinjitet, është krijimi i një shteti të përbashkët, i cili ka disa funksione më të larta dhe i delegon zyrtarët të ndjekin me kujdes shqetesimet e dyja palëve. Disa mund të thonë se kjo është një fantazi. Të tjerë mund të argumentojnë se minon vetë sionizmin, por arsyetimi im është I thjeshtë: Veprimet kanë pasoja dhe korrigjimi i gabimeve për ndërtimin e një kombi në tokën e dikujt tjetër kërkon së paku të ndash vendin me ta.
Dhe ky nuk është iluzion: Edhe pse përvoja jetësore e amerikanëve vendas dhe amerikanëve afrikanë në Shtetet e Bashkuara mbetet shumë shqetësuese, SHBA-ja ka bërë progres substancial në transformimin e kombit tonë për të njohur gabimet e historisë dhe të politikës. Udhëheqësit dhe mbështetësit e Izraelit kurrë nuk lodhen kurrë për të na treguar se vendi i tyre përfaqëson vlerat e përbashkëta me amerikanët. E pra, vlerat tona themelore janë barazia dhe demokracia.
Izraeli është i mirëpritur t’i provojë./NBC News/
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.