Të gjithë i duam festat. Krishtlindjet dhe Viti i Ri krijojnë një atmosferë paqeje dhe dashurie të cilat, përgjithësisht preferohen të kalohen me njerëzit e dashur. Në këtë periudhë të bukur ditë e pushimi mund t’i kaloni në shtëpi, duke parë filmat më të rinj të kinematografisë që do të ju sjellin më pranë festat dhe harmonin familjare.
Klaus (video)
Një film vizatimor, i realizuar nga Netflix. Një postier i cili është një ëndërrimtar i madh dhe i sinqertë, i cili kërkon që të gjithë të jenë të lumtur për Krishtlindje. Së bashku me mikun e tij me karakter të fortë dhe mjekër të bardhë ai do të ndalojë luftën mes dy kolonive për festën e krishtlindjeve.
Emma Thompson e dëbojnë nga puna dhe në vigjilje të krishtlindjeve, ajo mbetet pa para dhe pa punë. Së bashku me nënë saj që është shumë e shqetësuar dhe një djalë emigrant misterioz nga Jugosllavia, kanë krijuar filmin më të bukur që ju kanë ofruar krishtlindjet ndonjëherë.
Një student amerikan përfshihet në një komedi romantike, duke mos e ditur paraprakisht se si është të gjesh dashurinë e jetës, në një vend të vogël dhe me dëborë. Gjtihcka mund të ndodh në ditët magjike të festave të krishtlindjes.
Princi i Krishtlindjeve: Foshnja Mbretërore
Së pari vjen dashuria, pastaj vjen martesa, pastaj vjen fëmija… kush është mallkimi në këtë rast? Kjo është një ngjarje supersticioze e cila lidhet me historitë mbretërore. Mbretëresha Amber dhe Mbreti Ricard po presin lindjen e një princi të vogël, por ka një mister që mbizotëron në mbretërinë e tyre, duke pasur një kërcënim që ka nevojë për vëmendje në ditën kur do të lindë foshnja.
Një krishtlindje e cilësisë së mirë
Dodie është një romantike e pashpresë ashtu si gjërat antike që ajo shet në dyqanin e saj. Papritur një ditë ajo gjen një kuti të fshehur thellë në dyqanin e saj dhe misioni i krishtlindjeve për të është të dërgojë këtë kuti në duart e pronarit të saj të ligjshëm. Pasi gjen adresën, ajo arrin të bindë qiradhënësi e saj të bukur për ta ndihmuar në kërkimin e saj.
Është pragu i krishtlindjeve në vitin 1983 dhe familja Oliverio po përgatit traditën vjetore italianë që ata e quajnë “Festa e shtatë Peshqve”. Një komedi që në bazë të saj ka jetën familjare dhe shoqërore. Mendoni se sa filma ku është gatur peshk keni parë për krishtlindje. Një gjetje shumë interesante, ku do të qeshni pafund.
Një histori dashurie për Krishtlindje
Një drejtoreshë kori rinor duhet të shkruajë një këngë të madhe për shfaqjen e festës së Krishtlindjes, por “e gjen veten të hutuar” kur një djalë me një zë të artë (Kevin Quinn) bashkohet me korin e saj. Historia e tyre e dashurisë do të bëjë të mundur edhe realizimin e këngës.
E trishtuar nga burri i saj egoist, Kate në prag të fillimit të festave të krishtlindjes niset për një kontinentin e Afrikës, ku takohet me një kujdestar elefantësh atje. Kate mëson se edhe elefantët kanë të drejtë të festojnë krishtlindjet.
Lauren Gabriel lë gjithçka pas në Boston për të filluar një kapitull të ri në jetën dhe karrierën e saj. Por një rrugë e paparashikuar në qytetin Grandon Falls, i krijon asaj disa kapituj edhe më të bukur për dashurinë e saj të vërtetë, duke bërë që ajo të besojë përsëri në magjinë e Krishtlindjes.
Një histori Hirusheje: Dëshira e Krishtlindjes
Vajza e re e quajtur Kat Emerson, kishte aspirata për t’u bërë një këngëtare e madhe dhe ajo vazhdon ta ketë këtë ëndërr, por ajo ka probleme më të mëdha se ëndrrat që është njerka e saj. Ajo trajtohet si një shërbëtore dhe është e detyruar të bëjë punë që nuk i pëlqejnë. Një histori hirusheje në prag të krishtlindjeve që do t’ju ngrohë zemrat.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.