Nga Gazeta ‘Si’– Ju falim nëse iu referoheni atyre si ‘Gen Z'(12- 27 vjeçarët).
Tepër të shqetësuar për shëndetin e tyre dhe të nxitur nga frika e plakjes (edhe nëse nuk kanë mbushur ende 30 vjeç), ata nuk pinë duhan, po heqin dorë nga alkooli, po shmangin sheqerin dhe karbohidratet.
Ata ngrihen në agim për të bërë stërvitje, ndërsa gurutë e tyre të produktivitetit të TikTok thonë: “Po fitove mëngjesin, ke fituar ditën”.
Ky është një brez që kursen për të blerë anëtarësime premium në palestër dhe merr kolagjen, magnez dhe proteina.
Raportet e fundit mbi fenomenin “problematik” si konsumimi i lartë i alkoolit dhe infeksionet seksualisht të transmetueshme zbulojnë se ato nuk janë të përhapura në brezat e rinj, por në grupmoshën 55 e lart, prindërit dhe gjyshërit e Gen Z.
Në të kundërt, të rinjtë po ndihen të turpëruar nëse stili i tyre i jetesës nuk konsiderohet “i shëndetshëm”. Gati 80% e marrin parasysh shëndetin kur marrin vendime se çfarë të hanë dhe të pinë.
@muudhealth Finally, something Gen Z and Millennials can agree on 👏😉 9 out of 10 Americans practice self-care, and according to NPR, Gen Z and Millennials spend twice as much money on their favorite self-care practices as the previous generation. Self-care offers a well-rounded approach to health, fitness, and wellness, and many different activities can help promote improved physical and mental well-being in people of all ages. What are some of the most popular practices right now? 💜 Meditation & mindfulness apps 💜 Skincare routines 💜 Improved diet, exercise, and sleep habits 💜 Switching to natural remedies 💜 Focusing on their mental health What are some things you’re doing to enhance your self-care routine? Tell us down below! 👇 #MUUDHealth #Balance #HealthyLiving #Goals #HealthyHabits #SelfImprovement #WellnessCoaching #MentalHealthMatters #WellBeing #Mindfulness #MentalWellness ♬ original sound – MuudHealth
Gen Z nuk e ka marrë shumë afër zemrës shprehjen se ‘bukuria është nga brenda.’ Të tmerruar nga plakja, ata investojnë në produkte për kujdesin e lëkurës dhe, megjithëse janë më të aftë në grim se paraardhësit e tyre, i nënshtrohen masazhit limfatik dhe dietave anti-inflamatore që premtojnë të zhdukin, jo thjesht të fshehin rrathët e zinj dhe celulitin.
Ata duan të shohin një fytyrë të lëmuar pa shenja lodhjeje, njolla dhe akne në pasqyrë.
@const_lifestyle skincare for 12 year olds! 🌟🥂🪞🫧 | #omgfyp #explore #viral #aesthetic #fyviral #preppy #grwm #skincare #blowup #const_lifestyle ♬ soooorryyy – 🦦
A është një jetë e organizuar rreth orëve të produktivitetit në mospërputhje me ‘çmendurinë’ e rinisë? A po shohim rritjen e një brezi të mërzitshëm?
“Është ndoshta një nga gjeneratat më të informuara të të gjitha kohërave, për sa i përket të ushqyerit dhe efekteve negative të alkoolit, por ka disa obsesione dhe ndryshime në zakone. Ata me siguri nuk do të vdesin nga një atak në zemër në të 50-at e tyre, por mund të kenë probleme të tjera me steroidet anabolike që i marrin në palestër për të pasur një trup me muskuj të fortë, të rinj, thotë psikologu Luis Migel.
“Ajo që po shoh është adoptimi i zakoneve toksike produktive që vënë në rrezik shëndetin e tyre mendor. Ata nuk investojnë në marrëdhënie të shëndetshme dhe kanë idenë e rrezikshme se mund të mbështeten tek vetja për gjithçka.”
Oriol Bartomeus, drejtor i Institutit të Shkencave Politike dhe Sociale të Universitetit Autonom të Barcelonës, mendon se për brezat e rinj, pandemia ishte një lloj terreni testimi që u mësoi atyre se si të ishin vetëm, të lidhen me veten dhe botën përmes një ekrani.
Ndoshta kjo shpjegon pse ata nuk përgjigjen kurrë në telefon. Asgjë nuk i tmerron më shumë sesa një telefonatë dhe mendimi se dikush pret që ata të përgjigjen.
Një sondazh i kohëve të fundit nga faqja e krahasimit të çmimeve në Mbretërinë e Bashkuar Uswitch zbuloi se një e katërta e të anketuarve midis moshës 18 dhe 34 vjeç nuk iu përgjigjen kurrë telefontave të tyre. Ata injorojnë telefonatat dhe më vonë, përgjigjen me një mesazh.
Më shumë se gjysma e të anketuarve e lidhin tingullin e telefonit me lajme të këqija.
Sipas një studimi të sjelljes shëndetësore,të sponsorizuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, vetëm 8% e të rinjve konsumojnë alkool në baza javore — një përqindje që ishte 25% në 2006.
Sipas të dhënave nga Euromonitor International, tregu i pijeve joalkoolike në Spanjë është rritur me 18% çdo vit gjatë tre viteve të fundit. Romero përshkruan një panoramë aktuale në të cilën pijet energjike, smoothies dhe ujërat minerale janë dominuese.
Ata janë më të gatshëm të bëjnë sakrifica. Konkretisht, të ngrihen çdo ditë në orën 5 të mëngjesit për të optimizuar performancën e tyre fizike dhe për të qenë produktiv. Nga mjedisi aktual mediatik, dikush mund të mendojë se çdo person që ka qenë i suksesshëm në jetë – nga Jennifer Lopez te Tim Cook – e nis ditën e tij në këtë orë magjike.
Rituali mbështetet nga librat më të shitur si Klubi 5 AM nga Robin Sharma (HarperCollins) dhe komuniteti TikTok #5amClub, i cili është etiketuar në më shumë se 18 milionë postime të shpërndara nga personat që zgjohen herët duke dokumentuar rutina mbresëlënëse në mëngjes.
@nichole.burchett feeling your best in the mornings > my 5 am shed before pilates 🥰 #morningshed #shedding #beauty #4amclub #5amclub #grwm #morningroutine #momsoftiktok #skincare #amazonfinds ♬ Daydream – Lily Meola
Për sa i përket dobisë së këtij zakoni, Russell Foster, drejtor i Institutit të Gjumit dhe Neuroshkencës Circadian të Universitetit të Oksfordit, ka thënë : “Në përvojën time, i vetmi ndryshim midis njerëzve të mëngjesit dhe njerëzve të mbrëmjes është se ata njerëz që zgjohen herët në mëngjes janë thjesht tmerrësisht të vetëkënaqur”.
Raporti më i fundit i Lumturisë Botërore zbulon se ky brez është më i pakënaqur se prindërit dhe gjyshërit e tyre. Që nga viti 2006, nivelet e lumturisë mes të rinjve kanë rënë në çdo kontinent.
Brezi më i shëndetshëm, më i organizuar në historinë e fundit nuk po kalon një kohë të mirë…
Burimi: El Pais/Përshtati Gazeta Si
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.