Amvisat e Korçës u mblodhën edhe këtë vit sërish bashkë në Polenë për festën e lakrorit.
Gatimi tipik i zonës, lakrori me saç, apo lakrori me dy petë, ishte në çdo tryezë të kësaj feste në fshatin me traditë.
Gratë polenake, por dhe të gjithë Korçës, e ruajnë me fanatizëm recetën e lakrorit që kërkohet nga shumë vizitorë në Korçë gjatë gjithë vitit.
Mënyra e pjekjes është një prej elementëve që e bën unike shijen e këtij gatimi.







Turistët e ardhur nga vende të rajonit kanë mbetur shumë të kënaqur nga këto ushqime tradicionale.
Festa e Lakrorit, e cila organizohet çdo gusht me synim për të promovuar kulinarinë dhe traditën e Polenës, po tërheq gjithmonë e më shumë vizitorë, të cilët zgjedhin Korçën si destinacion të fundjavës. (ATA)
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




