Një festë për zbulimin e gjinisë së një bebeje në Meksikë përfundoi në tragjedi. Avioni i vogël që shërbente për të treguar se çifti do të bëhen prindër me një vajzë, pësoi një defekt në ajër e për pasojë u rrëzua. Piloti ka mbetur i lënduar dhe është dërguar në spital ku po merr kujdesin e duhur shëndetësor.
Një ngjarje e tillë ka ndezur një debat në rrjetet sociale.
“Këto festa të zbulimit gjinor po dalin jashtë kontrollit kur njerëzit vdesin çdo vit për shkak të tyre”, u ankua një përdorues i X.
“Mënyra se si kamera iu kthye çiftit pa asnjë interes për pilotin është e trishtueshme”, shkroi një tjetër përdorues i shokuar.
“Për një moment mendova se të gjitha të bërtiturat ishin sepse ata panë avionin”, komentoi një tjetër.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




