Gazeta Si – Kampioni spanjoll ka zgjatur kontratën me skuderinë britanike për të paktën edhe dy vjet të tjera. Në këtë mënyrë, bien poshtë pistat e një kalimi të mundshëm te Mercedesi apo Red Bull-i.
Fernando Alonso i qëndron besnik Aston Martin. Lajmi është bërë i ditur zyrtarisht nga kjo skuderi, duke shpjeguar se është arritur akordi për rinovimin deri në 2026-ën. Pas kalimit nga Alpine tek Aston Martin në 2023-shin, piloti 4-vjeçar largon kështu zërat që qarkullonin në merkato për rikthimin në një ‘top team’, si Mercedesi ose Red Bull-i.
“Të garantojmë të ardhmen e Fernandos me Aston Martin është një lajm fantastik, – shpjegon drejtuesi kryesor i skuderisë, Mike Krack. – Kemi ndërtuar një raport të fortë pune gjatë 18 muajve të fundit, kemi të njëjtin përqendrim në të parin e suksesit dhe projektit”.
Belief. pic.twitter.com/CR9doU2JTN
— Aston Martin Aramco F1 Team (@AstonMartinF1) April 11, 2024
“Këtu për të qëndruar”, – ka shkruar në rrjetet sociale Alonso, duke publikuar një foto të tij me uniformën e Aston Martin, si dhe videon ku jepet njoftimi i zgjatjes së kontratës me titull: “Historia vazhdon”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.