Një mace e fjetur përqafon një peshk në një foto të parë nga ajri në një fushë orizi në Tajlandë për të ilustruar një proverb tradicionale për bollëkun “Ka peshk në ujë dhe oriz në fusha”.
Fermeri Tanyapong Jaikham dhe një ekip punëtorësh mbollën orizin në pika të ndryshme në fushë në provincën veriore të Chiang Rai për të përshkruar macet, duke shpresuar të joshin turistët dhe njerëzit që i duan kafshët shtëpiake.
“Ne presim dhjetëra mijëra turistë të vijnë dhe të shohin artin në fushat e orizit,” tha ai.
Procesi mbështetet në GPS për të pozicionuar fidanët siç janë përcaktuar në një skicë fillestare të artistit, tha ai, me bimët që ndryshojnë ngjyrën ndërsa rriten.



“Është thelbësore t’i poziciononi ato me saktësi dhe orizi gradualisht do të ndryshojë nuancat me kalimin e kohës,” shtoi ai, derisa në fazën përfundimtare të korrjes, orizi jep portretin e maces.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




