Ka ndodhur

Ferma e kanabisit në Berat, lihen në burg 11 personat e arrestuar

Gazeta Si - Gjykata e e Beratit ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për 11 persona, të cilët u arrestuan në kuadër të operacionit policor të koduar “Stuhia”, ku u sekuestruan 870 kilogramë kanabis që kultivoheshin dhe përpunoheshin në 8 dynym sera me kanabis në fshatin Rërëz të Beratit.

Akuzat e ngritura ndaj tyre, janë për “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” dhe “armëmbajtje pa leje”. Katër nga personat me masë arresti janë nga e njëjta familje: nëna, babai, djali dhe vajza. Konkretisht Bashkim Mema, Edison Mema, Drita Mema dhe Izmire Mema.

Të 4 këto persona janë nga Kamza e Tiranës dhe sipas burimeve, dyshohet se kryenin rekrutimin e fuqisë punëtore për t’i sjellë në serën e kanabisit.

Në fermën e fanabisi, policia arrestoi tre ditë më parë 11 persona, ndërsa 95 punëtoret e hashashit u lanë në gjendje të lirë.

Gjatë ndërhyrjes janë sekuestruar 700 arka me kanabis në proces përpunimi si dhe 8 thasë me kanabis me peshë totale 870 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa.

Të arrestuarit janë Hamdi Dyli (pronari i ambientit të dhënë me qira), Sidrit Bisha, Jurgen Ujkaj, Blerim Xheka, Bashkim Mema, Edison Mema, Endriol Xheka, Mirvaldo Disha, Samoel Lushaj, Drita Mema dhe Izmire Mema.

Shumica e të ndaluarve nga policia të përfshirë në kultivimin e kanabisit ishin nga zonat Nikël, Burrel, Kamëz, Fushë Krujë, Shkodër dhe Lezhë.

Disa prej anëtarëve të grupit, kryesisht rojet, të kërcënuar ashtu si gratë, para familjarëve justifikoheshin duke thënë se punonin në Mal të Zi në ndërtim.

Ata u kapën në flagrancë në ditën e fundit të punës. Policia kishte informacion për aktivitetin kriminal prej një muaji.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë