Nga Gazeta ‘SI’– Në vitin 2022, Shqipëria ishte një ndër vendet me numrin më të lartë të emigrimit, apo siç njihet “brain drain” (emigrimi i trurit).
FDI Intellegence në Financial Times që bën këto matje, e rendit Shqipërinë ndër 9 vende afrikane, duke krije bërë të vetmin shtet joafrikan pjesë e listës me vendet që po vuajnë nga ky fenomen. Shifrat i përkasin 2022-shit.
“FDI Intellegence” analizoi të dhënat nga 179 vende në të gjithë botën dhe për vitin 2022, rezultoi se ishulli polinezian i Samoas ishte kombi më i prekur, me nivelin më të lartë të emigrimit të “kapitalit njerëzor dhe ikjes së trurit”.
Ai u pasua nga Xhamajka, Palestina, Mikronezia, Somalia, Eriteria, El Salvador, Shqipëria, Haiti dhe Guyana.

Në rang global, Shqipëria ishte e katërta për nivelin e lartë të emigrimit të trurit, gjatë kohës së pandemisë. Sipas studimit, ikja e trurit shkaktohet nga të ardhurat e ulëta, presionet politike, mjedisore etj.
Termi ‘largim i trurit’ i referohet emigrimit të qytetarëve që mbajnë një nivel të lartë arsimor dhe profesional, duke krijuar boshllëqe në tregun vendas të punësimit.
Autorët e studimit evidentuan se emigrimi i trurit vjen si kombinim i faktorëve politik, klimatike dhe ekonomike. Përveç shteteve të vogla ishullore në zhvillim, vendet në Afrikës Sub-Sahariane janë gjithashtu të prekura nga largimi i kapitalit njerëzor. Pothuajse gjysma e 89 vendeve kishin ikje të trurit mbi mesataren dhe shumica e tyre janë në Afrikën Sub-Sahariane, sipas analizës së FDI.
Vendet me të ardhura të larta, të cilat zakonisht ofrojnë mundësi më të mira ekonomike dhe më shumë stabilitet politik, priren të kenë nivele shumë më të ulëta të largimit të kapitalit njerëzor.
Në vitin 2022, Australia kishte rezultatin më të ulët të indeksit prej 0.4, e ndjekur nga Suedia (0.6), Norvegjia (0.6), Kanadaja (0.7) dhe Zvicra (0.8). Katari, një shtet i pasur i naftës, ishte i vetmi emër i Lindjes së Mesme që u shfaq në 10 vendet me rezultatet më të ulëta të treguesve të ikjes së trurit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



