Komunitet

Femrat e futbollit shqiptar ‘festojnë’ ditën e Dhunës Kundër Grave në komisariate dhe spitale!

25 nëntori i djeshëm ishte Dita Ndëkombëtare Kundër Dhunës ndaj Grave dhe si për ironi të fatit regjistrohet ngjarja më e turpshme midis dy klubeve që për meshkuj i kanë dhënë start futbollit shqiptar, si Tirana dhe Vllaznia. Për femra skuadra shkodrane është shembull, një model sa u përket rezultateve, me 10 tituj kampion radhazi, përveç faktit që na ka nderuar me pjesëmarrjen deri në fazën e grupeve vitin e shkuar në Champions League, ku luajti denjësisht përballë Realit të Madridit, Çelsit dhe PSG-së.

Nga nje ndeshjes mes Tiranes dhe Vllaznise ne futboll per femra. Gazeta Si, 26 nentor 2023

Por asgjë nuk e justifikoin skenën e dhunshme të mesditës së djeshme, ku sipas dëshmitarëve të rastit, por edhe një fotoje të publikuar, duket një prej ikonave të futbollit të femrave dhe ndoshta më e mira për momentin, si Megi Doçi, që godet dikë nga kundërshtaret, të stafit apo lojtareve të ekipit tjetër. Por pa u marrë shumë me shkakun, apo iniciativën e dhunshme të njërës apo tjetrës palë, pamja e shëmtuar e femrave që zihen në një ndeshje futbolli të ndihmuara edhe nga meshkujt e secilës skuadrër përkatëse, e gjitha kjo vjen si për të “festuar” ditën më të shënuar të grave.

Tirana nga ana tjetër ishte ndër të paktat skuadra të futbollit pjesë e UN Women, shoëqata e Kombeve të Bashkuara për të drejtat dhe barazinë gjinore dhe atë ditë shkruante:

Njoftimi i klubit Tirana për bashkëpunimin me UN Women:
Me anë të kësaj marrëveshje, ne synojmë që të krijojmë një mjedis më gjithëpërfshirës, ku gratë dhe vajzat të mund të arrijnë majat jo vetëm në botën e sportit, por edhe në shoqerinë në të cilën jemi pjesë aktive.

Ndërkohë sa i përket ngjarjes të dyja klubet nxituan të reagojnë dhe nxjerrin fjatorët, ndërkohë që gazeta Si, e interesuar pranë organeve ligjzbatuese në vend, ka mësuar se janë bërë dhjetra kallzime penale për këtë ngjarje dhe gjithçka tashmë është në dyert prokurorisë pas kryerjes së materialeve proceduriale.

Një ngjarje e turpshme, kur në vendin tonë më tepër se gjysma e grave dhe vajzave të moshës 15-74 vjeç kanë përjetuar një ose më shumë nga pesë llojet e dhunës (dhunë nga partneri intim, dhunë në lidhje dashurie, dhunë nga jopartneri, ngacmimi seksual dhe/ose përndjekja), gjatë jetës së tyre, sipas një vrojtimi të kryer nga INSTAT.

Ndërkohë në të gjtihë botën e futbollit lojtarët kanë zbritur në këtë fundjavë me një shenjë në fytyrë, në shenjë solidarizimi kundër dhunës ndaj grave dhe imazhi kryesor i mbërmjes së djeshme ishte ai i kapitenit të përfaqësueses sonë dhe të Atalantës, Berat Gjimshiti, i cili lexoi edhe një letër në mes të stadiumit të ekipit të tij përpara ndeshjes Atalanta-Napoli.

Historia
Data e 25 nëntorit u zgjodh për të përkujtuar vrasjen brutale të motrave Mirabal, aktiviste politike nga Republika Domenikane, të cilat u përdhunuan dhe u masakruan më 25 nëntor 1960. Kjo ngjarje tragjike ishte katalizatori për të gjithë vëmendjen mbi dhunën gjinore dhe çoi në krijimin e një dite kushtuar për ndërgjegjësimin dhe mobilizimin e të gjithë shoqërisë civile, pra jo vetëm të gjinisë femërore.

Kuptimi i Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave
Dhuna ndaj grave dhe vajzave mbetet një nga shkeljet më të përhapura dhe më të përhapura të të drejtave të njeriut në botë. Në nivel global vlerësohet se 736 milionë gra, pothuajse një në tre, kanë qenë viktima të dhunës fizike ose seksuale të paktën një herë në jetën e tyre nga partneri i tyre, dhunë seksuale nga jopartnerët, nëse jo edhe të dyja.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë