Gazeta Si – Nga 2018-a Robyn Denholm është presidente e Teslas. Hildegard Wortmann është në bordin e Audit nga 2019-a. Linda Jackson nga 2021-shi është Ceo i Peugeot.
Nëse Mary Barra na rafinoi prej kohësh vizionin e saj për të ardhmen, në evoluimin e botës ë makinave dhe brandeve më të njohura të tyre janë edhe disa ‘top manager’ të tjera. Siç është rasti i Robyn Denholm, e cila prej 2018-ës është presidente e Teslas.

Ajo është gruaja që ka zëvendësuar Elon Musk në krye të këshillit administrativ të këtij brandi. Në Silicon Valley, zgjedhja e Denholm në krye të një brandi kaq revolucionar është hap i rëndësishëm përpara. Duhet theksuar se Denholm nuk ka qenë një opsion i rastësishëm, duke ditur që ka një eksperiencë të gjatë në sektorin e teknologjisë.
Australiania është marrë për 7 vjet me Toyota-n si menaxhere financiare. Por të punuarit me një vizionar si Musk ishte një sfidë e madhe dhe e bukur, që Denholm e pranoi menjëherë: “Besoj se Tesla është në misionin e saj. Do të ndihmoj Elon dhe skuadrën Tesla të arrijë një rentabilitet të qëndryeshëm dhe të sjellë vlera për aksionerët”, – tha ajo. Një objektiv i arritur plotësisht.

Nga një australiane, te një gjermane, Hildegard Wortman, e para dhe e vetmja femër e bordit të Audit, që prej 2019-ës me përgjegjësinë e marketingut dhe shitjeve. E ndodhur në Milano gjatë një ‘Design Ëeek’, ajo është prezantuar kështu: “Punoj prej 20 vitesh në industrinë e makinave, sepse besoj se mund t’i ndryshoj gjërat. Besoj se ka femra të pabesueshme në këtë sektor”.
Pastaj shtoi: “Shumë prej tyre janë të reja të talentuara që kanë nevojë për dike që u jep atyre një vend, ku mund të shprehen dhe të kenë vizibilitetin e duhur. Unë dua të jem ajo dikush”. Mes projekteve të saj, njëri është i veçantë, të ndihmojë femrat të kapin pozicione të larta, ku mund të kenë më shumë hapësirë, ku aspirojnë për të qenë më shumë në vëmendje.

Një tjetër femër, e cila e ka ndërtuar karrierën e saj drejtuese në sektorin e automobilave është Linda Jackson, britanikja që për 16 vjet ka qenë në krye të Citroen dhe prej 2021-shit është Ceo i Peugeot. Numri 1 i grupit Stellantis, Carlos Tavares, i ka besuar tranzicionin e brandit drejt elektrikes.

Për Jackson elektrizimi “është zgjidhja jonë, por Peugeot prodhon qeliza me hidrogjen dhe po testojmë makinat tona për t’u suiguruar që mund te jenë në rregull me e-Fuel”. Më tej, duke shprehur pasiguri se çfarë mund të ndodhë pas zgjedhjeve të Paralamentit Europian, që zhvillohen në qershor, ajo theksoi: “Kush e di, nëse gjithçka mund të ndryshojë?”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



