Gazeta Si – Stefani Frapart kishte debutuar në Katar si arbitre e 4-t, tani i është besuar ndeshja mes Kosta Rikës dhe Gjermanisë, që luhet ditën e enjte. Tjetër hap historik për të, që është edhe e para femër që ka arbitruar në Ligën e Kampionëve në vitin 2020.
Për herë të parë në historinë e Botërorëve, një arbitre femër do të drejtojë një ndeshje. Ajo është francezja Stefani Frapart, e cila do të gjykojë Kosta Rika-Gjermani. Frapart është një nga tre arbitret femra, që bëjnë pjesë në grupin e 36 ‘bilbilave’ të Katar 2022. Asnjë prej tyre nuk ka arbitruar një ndeshje deri tani, por vetëm ai arbitre të 4-ta.

E lindur në Val-d’Oise, më 14 dhjetor 1983, Frapart ka qenë futbolliste diletante. Ajo nisi të arbitrojë kur ishte 13 vjeç dhe nuk hoqi më dorë. Drejtoreshë në departamentin administrativ të federatës sport-kohë e lirë në Paris, Stefani ngjiti shkallët e karrierës, duke shkuar fillimisht në Ligue 2 dhe më pas në turnetë kryesorë për femra.
Ajo nisi të arbitronte në nivelin më të lartë të futbollit në Francë, ku debutoi në vitin 2019. Në 2020-ën u bë femra e parë që arbitron në Ligën e Kampionëve dhe konkretisht në ndeshjen mes Juventusit dhe Dinamos së Kievit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



