Inteligjenca artificiale u pyet se si duken mashkulli dhe femra perfekte sipas algoritmit të mediave sociale dhe përfundimi doli se janë meshkujt me trup të hollë por muskuloz ndërsa biondet e gjata që u shkëlqen ngjyra kaf në lëkurë ishin ‘femrat perfekte’.


Gati 40 për qind e imazheve që tregonin femrat “perfekte” ishin bionde, 30 për qind kishin sy kafe dhe mbi gjysma kishin lëkurë ngjyrëkafe.
Pothuajse 70 për qind e meshkujve “perfekt” kishin flokë gështenjë dhe 23 për qind kishin sy kafe.


Shumë prej grave ishin të tonifikuara dhe imazhet tregonin shumë prej tyre me tipare thuajse vizatimore si buzët e plota, fytyrë pa rrudha dhe pore, e hundë perfekte. Të gjitha këto tipare, janë shumë të lakmuara dhe shpesh të imituara duke përdorur kirurgji plastike.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



