Shendet

Fëmijët që vuajnë nga zemra pasi preken nga Covid-19 rikuperohen brenda gjashtë javësh

Fëmijët që zhvillojnë sindromën inflamatore (MIS-C) të shumë sistemeve të lidhura me COVID-19 të cilat ndodhin rrallë por janë të rrezikshme, kanë probleme me zemrën. Një studim i fundit tregon se zemra nis të rikuperohet brenda një jave rreth diagnozës dhe kthehet në normalitet brenda tre muajve.
Me fillimin rreth katër deri në gjashtë javë pas ekspozimit ndaj COVID-19, MIS-C mund të shkaktojë inflamacion në zemër, mushkëri, veshka dhe organet gastrointestinale. Përafërsisht katër në pesë raste përfshijnë barkushen e majtë të fëmijës, e cila pompon gjak në pjesën tjetër të trupit.

Studiuesit analizuan të dhënat tek 60 fëmijë të shtruar në spital me MIS-C – 70% e të cilëve kishin dëmtim të muskujve të zemrës dhe 60 fëmijë kishin një zemër të shëndetshme.

“Ekokardiografia dhe imazhet e rezonancës magnetike treguan se të gjitha anomalitë në fëmijët e shtruar në spital “u rikuperuan shpejt brenda javës së parë, e ndjekur nga përmirësimi i vazhdueshëm dhe normalizimi i plotë për tre muaj”, raportuan studiuesit në “Journal of the American Heart Association”.
Sipas ekspertëve në gjysmën e fëmijëve, ndryshimet e funksionit të zemrës të lidhura me MIS-C u zhdukën brenda gjashtë ditëve.

Anirban Banerjee nga Spitali i Fëmijëve të Filadelfias ka shpjeguar se koha e shërimit të fëmijëve ishte shumë e shpejtë dhe se gjetjet ofrojnë udhëzime të rëndësishme se si duhet të trajtohen fëmijët që përjetojnë MIS-C.
Burimi: Reuters/ Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë