Media Galeri

Fëmijët e Gazës nën kërcënimin e urisë

Rreziku i lartë nga uria do të vazhdojë në të gjithë Rripin e Gazës për sa kohë që lufta midis Izraelit dhe Hamasit të vazhdojë dhe qasja në ndihmat humanitare mbetet e kufizuar.

Shumë fëmijë palestinezë janë duke vuajtur nga kequshqyerja, si pasojë e mungesës së ushqimit dhe gjërave elementare për jetesë. Ndonëse ata po trajtohen nëpër spitalet e improvizuara brenda Rripit të Gazës, shumë prej tyre janë në pritje për t'u transferuar në spitale jashtë vendit për trajtim për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.

Por, mbyllja e pikëkalimit në Rafah mes Egjiptit dhe Gazës i ka bërë të pamundura evakuimet mjekësore të së paku 2.000 pacientëve, tha një zyrtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë