Një djalë nëntë vjeç ka fituar gati 30 milion dollarë në vit nga “zhbllokimi” i lodrave dhe lojërave në YouTube. Ryan Kaji, nga Teksasi, fitoi 29.5 milion $ nga kanali i tij në YouTube “Ryan’s World”, si dhe një vlerësim prej 200 milion dollarë nga lodrat dhe veshjet e markës Ryan’s World duke u shpallur kështu fitues për vitin e tretë rradhasi.
Kaji, i cili përshkruhet si një “influencer i fëmijëve”, filloi të bënte video në YouTube në Mars 2015 pasi shikonte fëmijët e tjerë dhe pyeti mamin e tij “pse nuk jam dhe unë në youtube kur të gjithë fëmijët janë?”
Kështu ato vendosën të hapin një kanal në youtube për Ryan ku shihej ai teksa hapte lodra të ndryshme dhe i formonte apo tregonte si përdoren. Në një kohë mjaft të shkurtër, videot e tij filluan të bëheshin virale dhe ja ku është, fëmija më i paguar i vitit. Familja e tij tani drejton nëntë kanale në YouTube. Ryan’s World është më e popullarizuara me 41.7 milion njerëz të abonuar dhe 12.2 miliardë shikime. Videoja më e popullarizuar e Kaji, “Huge Eggs Surprise Toys Challenge”, ka më shumë se 2 miliard shikime, duke e bërë atë një nga 60 videot më të shikuara ndonjëherë në YouTube.

Në vendin e dytë ishte Jimmy Donaldson, i njohur si Z. Beast, i cili fitoi rreth 24 milion dollarë dhe ishte një hyrje e re në listën e të pasurve të YouTube.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



