Shendet

FDA jep OK përfundimtar për Pfizer. Hapet rruga e vaksinimit me detyrim?

Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka dhënë miratimin e plotë dhe përfundimtar për vaksinën Pfizer-BioNtech, bën me dije New York Times.

Drita jeshile e agjencisë amerikane mund të bindë shumë skeptikë dhe mund t’i hapë rrugën mundësisë së vaksinimit të detyrueshëm nga organizatat publike dhe private, nga shkollat ​​tek ushtria, nga kompanitë tek administrata shtetërore dhe lokale.

Deri më tani vaksina ishte përdorur vetëm për aplikim emergjent.

Miratimi vjen pak ditë pasi shkencëtarët nga Universiteti i Oksfordit deklaruan në një studim se vaksina Pfizer-BioNTech është fillimisht më efektive kundër variantit të koronavirusit Delta sesa vaksina AstraZeneca, por kjo mbrojtje më pas bie me një ritëm më të shpejtë. Stuiuesit kanë konfirmuar se performanca e përgjithshme e dy vaksinave zvogëlohet nga Delta. Sidoqoftë, dy doza të secilës vaksinë ende sigurojnë të paktën të njëjtin nivel mbrojtjeje të fituar përmes infeksionit natyror. Duket se ka pak ndryshime në efektivitetin e vaksinës AstraZeneca tre muaj pas një doze të dytë, sipas studimit. Në të kundërt, ka një rënie të qartë të mbrojtjes të siguruar nga vaksina e Pfizer gjatë këtij afati të njëjtë kohor.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë