Nga Gazeta ‘SI’ – Kompanitë e manifakturës në Shqipëri kanë kohë deri më 31 tetor të këtij viti të aplikojnë për garanci sovrane.
Në Fletoren Zyrtare është botuar vendimi i autorizuar nga komisioni i ndihmës shtetërore ku përcaktohen më shumë detaje teknike për garancinë 4 mld lekë.
Aty thuhet se garancia jepet kur përfituesi i ndihmës nuk përmbush kushtet për nisjen e një procedure falimentimi sipas legjislacionit në fuqi; garancia nuk kalon 80% të kredisë që garanton; dhe pjesa e garantuar e kredisë nuk kalon shumën prej 522.5 milionë lekësh. Huamarrësi nuk duhet të ketë detyrime tatimore të papaguara në momentin e aplikimit dhe se nuk duhet të ketë kredi me probleme, me vonesa prej më shumë se 60 ditë, në historik dhe në momentin aktual në Regjistër Kredie. Vlera e huasë e vendosur në dispozicion nga Huadhënësi për Huamarrësin nuk mund të jetë më e lartë se 100 milionë lekë.
I njëjti vendim thotë se subjektet duhet të bëjnë investimet e parashikuara aty, si investime në asete të prekshme ose për zgjerimin e ndërmarrjes, diversifikimin e prodhimit, të krijojë vende të reja pune brenda 3 vitesh etj.
Qeveria propozoi garancinë shtetërore për sektorin e fasonerisë dhe të ngjashme, për të nxitur investime në inovacion dhe teknologji dhe për të blerë lëndën e parë. Duke qenë se industria ishte në kushte falimentimi, qeveria gjykon se garancia nuk cënon konkurrencën.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.