Atletike

Fantastike Luiza Gega, kualifikohet në finalen e Botërorit

Gazeta Si – Luiza Gega ia ka dalë të kualifikohet në finalen e 3000 metrave me pengesa në Botërorin e altetikës, që po zhvillohet në Oregon.

Atletja shqiptare zuri vendin e 3-të në baterinë e saj, ku regjistroi kohën 9’14″91.

Gega gjate gares. Gazeta Si, 16 korrik 2022

Një paraqitje shumë e mirë e atletes sonë më të mirë, që arrin objektivin për kalimin në finale, ku do të garojë mes 15 më të mirave të botës në këtë disiplinë.

Gara finale e 3000 metrave me pengesa do të zhvillohet më 20 korrik. Gega shpreson të lërë gjurmë edhe në finale, edhe pse do të jetë një konkurrencë shumë e fortë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë