Media Galeri

Fansat e Matthew Perry i japin lamtumirën aktorit jashtë shtëpisë së ‘Friends’

Qindra fansa të “Friends” në Manhatan bën homazhe për Matthew Perry, i cili vdiq në moshën 54-vjeçare, duke lënë disa lule dhe shënime prekëse aty ku u filmua shfaqja.

Njerëz të të gjitha moshave u mblodhën jashtë ndërtesës në West Village në qendër të Nju Jorkut, ku ndër të tjera shkruanin “ku të gjithë humbëm një mik” dhe shkrepnin foto të vendndodhjes së famshme.

“Unë jam 58 vjeç dhe Matthew Perry ishte 54. Është e vështirë të humbasësh njerëz që janë në moshën tënde kur ti mendon se do të plakesh me ta”, tha Emabel Gund, një prej fansave që ishte aty për të bërë homazhe.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë