Devid dhe Viktoria Bekham po mendojnë t’ia shtojnë luksin vetes dhe fëmijëve të tyre. Në Cotswolds, ku kjo familje ka në pronësi një vilë dhe një sipërfaqe të madhe toke, ka një projekt për një liqen artificial prej më shumë se 3 mijë metrash kuadratë.
Në muajin gusht, familja Bekham arriti të merrte lejen për të filluar ndërtimin e këtij projekti, por menjëherë u kundërvunë rezidentët e zonës, të cilët nuk janë dakord. Sipas “Daily Mail”, liqeni i ideuar nga Bekham do të shkonte në 4 mijë metra kuadratë, plus edhe një ishull 122 metra kuadratë.

Komshinjtë e çiftit të famshëm duan ta rrëzojnë projektin. Ata kanë frikë se do të dëmtohet ambienti dhe zona do të bëhet shumë e zhurmshme, me ardhjet e shumta të VIP-ave me motoskafë apo mjete të tjera lundruese. Kush do të fitojë luftën? Koha do ta tregojë…
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



