Tre zyrtarë të burgut të Reçit në Shkodër janë pezulluar nga detyra, pasi akuzohen se kanë falsifikuar raportin për një sherr brenda burgut.
Sipas SHKBB-së, janë pezulluar drejtori i burgut të Shkodrës, Maliq Meta, shefi i policisë Robert Bundo dhe nënkomisari, Gëzim Qosku.
Sipas dosjes, ngjarja mësohet të ketë ndodhur në datën 20 korrik 2021, ku të dënuarit Edison Çela, Fatjon Guri dhe Pjerin Ndreu kanë dhunuar me shkelma e grushte të dënuarin tjetër Ervin Zallumi në ambientet e ajrimit.
Qoshku u mor me raportin e kësaj ngjarje, ndërsa ato janë protokolluar dhe sigluar nga Meta.
Një ditë më pas, Shefi i policisë, Robert Bundo urdhëroi oficerin Gëzim Qoshku që t’u merrte deklarata të dënuarve dhe policëve që kishin qenë të pranishëm, me arsyetimin se s’ishte pëpiluar siç duhet dokumenti.
Sipas verifikimit, oficeri Qoshku falsifikoi firmat e efektivëve të policisë Genc Quku dhe Elsaid Zeqiraj, duke arsyetuar se kishte ndodhur vetëm një konflikt verbal.
Sekretari kërkoi që të merrej konfirmim i drejtorit për anulim. Drejtori Maliq Meta ka dhënë konfirmimin për anulim dhe siglim, ndërkohë që ka vijuar puna nga Komisioni Disiplinor, i përbërë nga shefi i policisë Robert Bundio dhe drejtori Maliq Meta.
Me urdhër të drejtorit dhe shefit të policisë, nënkomisari Qosku ka ndryshuar raportin për ngjarjen, duke falsifikuar firmat e dy punonjësve të policisë. Nuk dihet nëse ky falsifikim është bërë përkundrejt një shpërblimi financiar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




