Lajme

Falsifikonte pasaporta e viza, arrestohet punonjësi i gjendjes civile

Një 30-vjeçar, punonjës në gjendjen civile, ka rënë në prangat e policisë pasditen e sotme, pasi dyshohet për falsifikim dhe shpërdorim detyre.

Arrestimi i tij erdhi si rezultat i finalizimit të operacionit polcior të koduar “Identiteti”, ndërsa në pranga kanë rënë 30-vjeçari me inicialet R.Y., banues në Mertiraj, Vlorë dhe punonjës i gjendjes civile Vllahinë, i cili dyshohet për kryerjen e veprave penale ”Shperdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”.

Ndërkohë, ndiqet në gjendje të lirë shtetasja K.P., punonjëse e gjendjes civile Durrës, për veprat penale ”Shperdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”,

Është shpallur në kërkim edhe një person me inicialet V.Z., ., i cili ka aplikuar për pasaportë me gjeneralitetet e një personi tjetër që kishte ndërruar jetë në vitin 1997, por nuk e kishin ç’regjistruar nga Regjistri i Gjendjes Civile, si dhe E.K, punonjësi i kompanisë ‘Aleat’, pasi i ka vënë gjurmët e gishtave për aplikim për pasaportë të personit V.Z.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë