Rend dhe Ligj

Falsifikonin dokumentet, prangat për 5 ish-punonjës të Hipotekës në Kurbin

Policia ka bërë me dije mëngjesin e sotëm se ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Hipoteka”. Në pranga si pasojë e këtij operacioni ka rënë 3 shtetas, ish-punonjës të Hipotekës në Laç. Ndërkohë dy shtetasit e tjerë që iu është përcaktuar masa e arrestit me burg,  janë shpallur në kërkim nga strukturat e Policisë së Shtetit. Sakaq lidhur me këtë operacion 4 shtetas të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë, ndërsa për 2 të tjerë është përcaktuar masa me arrest në shtëpi.

Ish-punonjësit e Hipotekës në Laç të proceduar për këtë çështje, akuzohen për kryerjen  e veprave penale tё “Shpërdorimit të detyrës” “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “ Pastrim i produkteve të veprës penale”. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan certifikata të ndryshme pronësie, Akte të marrjes së tokës në pronësi , certifikata të ndryshme familjare, plane rilevimi, harta treguese për Rrethin e Kurbinit.

https://www.facebook.com/gazetasi.al/videos/158504998434104/

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë