Rend dhe Ligj

Falsifikim dhe shpërdorim detyre, pezullohen 5 punonjës policie dhe u ndalohet dalja jashtë shtetit

Gazeta Si – Gjykata së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për të caktuar masat e sigurisë për 5 punonjës policie, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre dhe falsifikim.

Ka dyshime se ata, në cilësinë e punonjësit e policisë të Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, kanë kryer veprime në kundërshtim me ligjin, që lidhen me praktikat të kundërvajtjeve administrative që kryenin shtetas të ndryshëm duke i përshtatur ato sipas kërkesave të kundërvajtësve.

Prokuroria e Fierit sqaron se ‘ekziston dyshimi i arsyeshëm se këto shtetas, në cilësinë e punonjësit e policisë të Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, kanë kryer veprime në kundërshtim me ligjin, që lidhen me praktikat të kundërvajtjeve administrative që kryenin shtetas të ndryshëm duke i përshtatur ato sipas kërkesave të kundërvajtësve’.

Na ana e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier po vijohen hetime në dinamikë për përfshirjen e personave të tjerë në këtë veprimtari të paligjshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë