Media Galeri

Faleminderit ‘plesht’! Mbi 2 milionë njerëz festojnë në rrugët e Buenos Aires

Gazeta Si – E gjithë Argjentina në festë pas fitores së Mesit me shokë në Botërorin e Katarit. Një det njerëzish, më shumë se 2 milionë persona janë mbledhur të festojnë në rrugën kryesore të Buenos Aires, ‘Avenida 9 de Julio’.

Është një triumf që e presin prej 36 vitesh në Argjentinë, ndaj dhe festa është pa kufij. ‘Përfundoi, le të festojmë!’, ‘Faleminderit plesht!’ – ishin fjalët e tifozëve argjentinas.

Që nga kaskadat spektakolare të Iguazù në kufi me Brazilin e deri te baza shkencore e Marambio në Antarktidë, ka shpërthyer festa e çmendur argjentinase për Kupën e 3-të të Botës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë