Kosova

Falas për një muaj qarkullimi urban në Prishtinë

“Qarkullimi me autobusët e Trafikut Urban do të jetë falas për të gjithë qytetarët për një muaj rresht, duke filluar nga nesër 1 dhjetor. Zbatimi i të gjitha rregullave dhe masave mbrojtëse kundër #covid19 mbeten në fuqi dhe janë të obligueshme për secilin që udhëton me këta autobusë”, shkruan në Facebook, kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

“Në mbledhjen e parafundit të Kuvendit Komunal, asambleistët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë propozuar dhe ka kaluar rekomandimi për transport publik falas për 4 muajt në vijim. Përkundër propozimit të mirë, vendime të tilla që afektojnë buxhetin nuk mund të merren pa ndryshuar buxheti. Sivjet mund ta bëjmë por për vitin 2021 nuk kemi buxhet të miratuar sepse Kuvendi i Republikës ende nuk e ka vendosur. Por edhe në buxhetin që e kemi dërguar ne nuk është e paraparë. Prandaj pas dhjetorit do ta vlerësojmë situatën e re pavarësisht nga buxheti dhe nga situata financiare në përgjithësi…”, njofton Ahmeti


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë