Kampionati botëror i Formula Elektrike zhvilloi raundet 3 dhe 4 që shënuan vizitën e parë të këtij sporti në “Jeddah Corniche Circuit”. Në vazhdim po ju njohim me atë cka ndodhi në gjuhën e shifrave:
– Sam Bird, Nyck de Vries dhe Pascal Wehrlein kanë fituar dy gara në Arabinë Saudite.
– Por vetëm njëri është larguar nga Arabia Saudite si Kampion i Botës, ai është de Vries, në sezonin e 7.
– Arabia Saudite është shteti i 6 që organizon Formula E në dy qytete të ndryshme.
– Formula E është zhvilluar në Diriyah, afër Riyad-it. 11 gara prej sezonit të 5 – vetëm Berlini ka organizuar më shumë gara të tilla.
– De Vries ka vendosur diferencën më të madhe (0.664 sekonda në sezonin 7) dhe më të voglën (0.005 sekonda në sezonin 8) në pole position në Mbretëri

– Jake Hughes është piloti i vetëm në kampionat me një mesatare kualifikimi 4.75.
– Gjithashtu është i vetmi që ka fituar 5 duele në Arabinë Saudite (të gjithë në sezonin 9).
– Lucas di Grassi dhe Stoffel Vandoorne kompletuan 386 xhiro në Arabinë Saudite.
– Edoardo Mortara është piloti i vetëm që ka fituar 8 herë garën direkte me shokun e skuadrës.
– Diriyah ishte qyteti i parë që organizoi një garë të Formula E në mbrëmje kur Nyck de Vries fitoi në sezonin e 7. Jeddah e vazhdoi traditën këtë sezon.
– “Corniche Circuit” organizoi garën e parë të F1 në vitin 2021 si dhe garën e parë të barkave elektrike E1 në vitin 2024.

– Cirkuiti është më shumë se 3km i gjatë me disnivele të ndryshme në terrenin që organizohet gara e Formula 1. Eshtë më shumë teknike me kthesa të forta dhe bordura të shtuara pa harruar seksionet e shpejtësisë së lartë.
– Fituesi i pole position nuk fiton një garë në Arabinë Saudite prej sezonit të 7.
– Vetëm dy herë në Arabinë Saudite, fituesi ka kryesuar nga xhiro e parë në të fundit (Gara 2 e sezonit 6 dhe Gara 1 e sezonit 7)
– Alexander Sims (sezoni 6) dhe Jake Hughes (sezoni 9) janë të vetmit pilotë që u nisën në rradhën e parë në të dy garat e Arabisë Saudite në të njëjtin sezon.
-Një vit më parë, Jake Dennis vendosi xhiron e shpejtë në të dy garat e Arabisë Saudite (piloti i 3 në historinë e Formula E).
– Asnjë pilot nuk ka fituar më shumë se 10 vende në Arabinë Saudite prej sezonit të 7 kur Nyck de Vries dhe Andre Lotterer e bënë këtë në garën e dytë.
– Jake Dennis dhe Pascal Wehrlein janë të vetmit që kanë ndarë dy herë podiumin në Arabinë Saudite.
– Piloti i që u nis në vendin e 3 ka fituar më shumë në Arabinë Saudite se ai që vendosi pole position (katër vs tre).
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



