Gazeta Si – Një 43-vjeçar ka ndërruar jetë këtë të enjte, në guroren pranë zonës së Dajtit në kryeqytet. Sipas policisë, viktima, i cili ishte punonjës në këtë gurore, u përplas nga fadroma që po drejtohej nga kolegu i tij.
Ky i fundit, është arrestuar për shkelje të rregullave në punë. Në pranga ra shtetasi me iniciale I. Ç., 56 vjeç, pasi dyshohet se gjatë punës në një subjekt (gurore) në Dajt, ka përplasur gjatë lëvizjes mbrapsht me mjetin e punës (fadromë), shtetasin A. Xh., 43 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën, thuhet në njoftimin e policisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje