Trend

“Facekini” shpikja e fundit kineze kundër vapës

Temperaturat në Kinë kanë arritur një mesatare prej 35 gradësh Celsius, por kinezët nuk janë të shkurajuar: ”Facekini” po vjen.

Ventilatorë portativë apo kapele me ventilatorë të integruar janë të gjitha një zbulim i madh, në një Kinë ku temperatura e Tokës ka arritur në 80 gradë Celsius në disa zona.

Moda e vërtetë që po pushton kinezët në plazhe është “facekini” apo një maskë e plotë e fytyrës e aftë për të thithur rrezet ultraviolet dhe për të parandaluar djegiet.

“Krahasuar me para pandemisë, ky vit është shumë, shumë më i mirë se vitet e kaluara. Vëllimi i shitjeve është rritur padyshim”, raporton një shitës facekini.

“Shumë konsumatore femra të Azisë Lindore preferojnë lëkurën e hapur dhe produktet mbrojtëse kundër diellit janë gjithashtu të njohura në vendet fqinje si Koreja e Jugut”, shton ai. /ata


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë