Media Galeri

Evropa përballet me përmbytje vdekjeprurëse

Uragani "Boris", i cili po godet Evropën Qendrore dhe Lindore, vazhdon të shkaktojw viktima dhe dëme. Gjatë fundjavës, numri ishte tashmë tetë të vdekur dhe dhjetëra mijëra të evakuuar midis Polonisë, Republikës Çeke, Rumanisë dhe Austrisë.

Vala e motit të keq nuk pushon dhe sot janë shënuar edhe dy vdekje të tjera në Austri dhe pesë në Poloni, ndërsa vala e motit të keq është përhapur në Hungari, Sllovaki dhe Gjermani.

Kështu, numri i përgjithshëm i viktimave rritet në 15, ndërsa ka ende shtatë të zhdukur në një zonë në kufirin midis Republikës Çeke dhe Polonisë, ku një digë u shemb të dielën. 

Numri i të vdekurve është i shpërndarë si më poshtë:

- 6 vdekje në Rumani

- 5 vdekje në Poloni

- 3 vdekje në Austri

- 1 i vdekur në Çeki


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë