Një valë e fortë të nxehti pritet të sjellë temperatura rekord prej 49 gradë Celsius në Evropë këtë javë, ndërsa turistë në të gjithë Mesdheun po përgatiten për më shumë vapë. Qindra raste personash që u ka rënë të fikët nga vapa janë raportuar në Itali dhe Greqi, ndërsa zjarret kanë shpërthyer në ishullin spanjoll La Palma dhe Turqi gjatë javës së kaluar pasi temperaturat në të gjithë Evropën jugore arritën në 43 gradë Celsius. Por moti i përvëluar pritet të përkeqësohet edhe më shumë në ditët në vijim pasi një anticiklon i ri i quajtur Charon, i cili në mitologjinë greke ishte tragetuesi i të vdekurve, arriti në Evropë nga Afrika e Veriut të dielën mbrëma. Ishulli italian i Sardenjës pritet të përfshihet nga temperaturat më të larta deri në 49 gradë Celsius. Rekordi i mëparshëm prej 48.8 C ishte regjistruar në qytetin siçilian të Floridias më 11 gusht 2021.


















Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




