Filma

“Everything Everywhere All At Once” drejt çmimit Oscar

Nga Gazeta Si - Pasi u përbuz në Bafta javën e kaluar, “Everything Everywhere All At Once” ka rifilluar garën drejt Oscars 2023. Filmi dominoi edicionin e vitit 2023 të Screen Actors Guild, njohur shkurtimisht si SAG, mbrëmë në Los Anxhelos.

Rëndësia e SAG

Shumë prej përzgjedhësve të SAG, pothuajse të gjithë aktorë, janë anëtarë të Akademisë, duke i bërë çmimet SAG kritike për analizimin e garës së Oscars.

Historikisht, kjo ka ndodhur shumë herë, dhe në pesëmbëdhjetë vitet e fundit ka pasur pak raste të kundërta. Megjithatë, një vit më parë, fitorja e “CODA” në SAG e çoi atë edhe në triumfin në Oscar.

Triumfi i “Everything Everywhere All At Once”

Dhe këtë vit ishte “Everything Everywhere All At Once” ai që triumfoi. Komedia e Daniel Kwan dhe Daniel Scheinet fitoi katër çmime: Aktorja më e mirë për Michelle Yeoh (duke mposhtur favoriten Cate Blanchett me Tár) dhe Aktorja më e mirë në rol dytësor për Jamie Lee Curtis (duke mposhtur një tjetër aktore dytësore nga i njëjti film, Stephanie Hsu), aktori më i mirë dytësor Ke Huy Quan dhe kasti më i mirë.

Filmi, i cili tregon historinë e një gruaje me origjinë aziatike, e cila drejton një lavanderi të vogël dhe që e gjen veten duke luftuar mes universeve paralele, u nderua gjithashtu me çmimin “Producers Guild of America Awards” që përfaqëson një tregues shumë të fortë për Oscars, ku është në garë me 11 nominime, më shumë se çdo film tjetër në garë.

Brendan Fraser në rrugën e tij për një Oscar

Vlen të përmendet edhe triumfi i Brendan Fraser, aktori më i mirë në kategorinë e filmit për “The Whale”. Çmimi i tij SAG e vendos atë në vijën e parë për një Oscar, shumë përpara Austin Butler (Elvis) që fitoi Bafta dhe Golden Globes, dhe Colin Farrell (The Banshees of Inisherin).

Falënderimet

Ndër pikat kryesore të mbrëmjes ishte fjalimi prekës i 94-vjeçarit James Hong, aktorit me origjinë kineze, pjesë e kastit “Everything Everywhere All At Once”.

Ai tha se kinemaja aziatike ka provuar tashmë se mund të jetë e suksesshme edhe në fitimet e sjella nga ekrani i madh.

Gjithashtu, ai hodhi edhe batuta mbi moshën e tij, duke u garantuar fansave se do të kthehej sërish kur të mbushte 100 vjeç.

Michelle Yeoh, aktorja e njohur koreano-jugore, e cila rrëmbeu trofeun e aktores më të mirë protagoniste, duke mposhtur një rivale tepër dinjitoze, siç është aktorja me famë botërore, Cate Blanchett do të shprehej:

“Isha e vlerësuar në këtë kategori, përballë disa titanëve të vërteta në aktrim”, tha ajo gjatë fjalës së saj, tejet e emocionuar, duke ua kushtuar çmimin të gjithë vajzave, të cilat ëndërr e kanë aktrimin.

Fituesit e çmimeve SAG, votohen mes njëri-tjetrit, pra aktorët votohen nga kolegët e tyre aktorë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë