Drejtësia

Evazioni miliona euro/ Gjykata e Fierit lë në burg CEO-n dhe ish-administratorin e “Bankers Petroleum”, i shkaktuan shtetit miliona euro dëm

Nga Gazeta ‘SI’ – Gjykata e Fierit ka lënë në fuqi masat e sigurisë për drejtuesit dhe punonjësit e kompanisë “Bankers Petroleum”, të arrestuar në kuadër të hetimeve për evazion fiskal dhe mashtrim me të ardhurat.

CEO-ja i kompanisë, shtetasi kinez Hong Ping Xiao, dhe ish-drejtori Leonidha Çobo, do të qëndrojnë në burg, pasi ndaj tyre rëndojnë dyshime të forta për përfshirje në një skemë të mirëorganizuar mashtrimi financiar.

Sipas Prokurorisë së Fierit, kompania ka krijuar struktura dhe skema për të fshehur të ardhurat reale, duke shmangur kështu detyrimet ndaj shtetit dhe duke dëmtuar rëndë interesin publik.

Po ashtu, Gjykata ka lënë në fuqi masat e sigurisë edhe për 7 punonjës të tjerë të kompanisë, të cilët dyshohet se kanë pasur rol aktiv në realizimin e kësaj skeme.

Prej një afati kohor 10-vjeçar, nga viti 2004 deri më 2024, kjo kompani rezultonte në shtet me humbje, duKe shmangur kështu pagimin e detyrimeve tatimore dhe të TVSH-së prej rreth 110 mln euro.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë