Elfyn Evans i mbijetoi sulmit nga shoku i skuadrës “Toyota GAZOO Racing”, Takamoto Katsuta duke fituar Rally-n e Suedisë dhe marrë kryesimin në “FIA World Rally Championship”. Pas 4 ditëve intensive në akullin e Umeå-s, Evans nuk bëri asnjë gabim në garën deçizive dhe pas duelit dramatik me Katsuta-n, arriti fitoren e 10 në WRC me diferencën e 3.8 sekondave. Rezultat që e ngjiti Evans në krye të “FIA World Rally Championship” me 28 pikë më shumë pas 2 nga 14 raundeve duke përmirësuar vendin e dytë në garën e hapjes së sezonit në “Rallye Monte-Carlo”, muajin e shkuar.

Oliver Solberg realizoi një “masterclass” në shtëpi duke arritur fitoren e tretë në WRC2 të “Rally Sweden”. Suedezi ishte i pakapshëm nga fillimi deri në fund në rrugët e shpejta mbi akullin në Umea. Në bordin e Toyota GR Yaris Rally2 ai mori 42.5 sekonda nga ndjekësi Roope Korhonen me një makinë të njëjtë. Korhonen që u shpall kampion në “2023 WRC3”, u ngjit për të parën herë në podium në shtëpi duke përmirësuar vendin e 4, si rezultatin më të mirë. Gjithashtu mori dhe kryesimin në klasifikimin e përgjithshëm në “WRC2 Challenger Championship”.

Taylor Gill arriti fitoren e parë të WRC3 në “Rally Sweden” pas tërheqjes së Leevi Lassila, 3 etapa nga fundi. Gill që përfaqëson “FIA Rally Star Programme” e ndoqi Lassila-n përgjatë të shtunës por siguroi avantazhin kur Renault Clio Rally3 e pilotuar nga finlandezi pësoi defekt teknik. Australiani kontrolloi atë çka mbeti nga eventi duke siguruar fitoren me një diferencë prej 1 minutë e 13.1 sekondash nga Matteo Fontana dhe Ali Türkkan që kompletoi podiumin me Ford Fiesta Rally3.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



