Evakuimi i turistëve dhe vendasve mes luftës me zjarret në ishujt grekë
10:39 - 24 Korrik 2023
Autoritetet në Greqi kanë evakuuar rreth 2.500 persona nga ishulli grek i Korfuzit, të hënën, teksa zjarrfikësit po luftojnë me disa zjarre në Greqinë e dërrmuar nga i nxehti ekstrem. Rreth 19 mijë njerëz tashmë kanë ikur nga flakët në ishullin e Rodos, teksa shumë turistë të frikësuar janë përpjekur të kthehen sa më parë në shtëpitë e tyre./REL/
Presidenca greke ka thënë se plani që e hëna të shpallet festë kombëtare, tani është anuluar, si pasojë e “kushteve të jashtëzakonshme në shtet, për shkak të zjarreve”.Këtë verë, vendi ka përjetuar një ndër valët më të gjata të të nxehtit në vitet e fundit, sipas ekspertëve, teksa temperaturat kanë arritur deri në 45 gradë celsius gjatë fundjavës.Sikurse çdo verë, Greqia goditet nga zjarret pyjore, të cilat shpesh janë vdekjeprurëse, dhe shkatërrojnë dhjetëra mijëra hektarë pyje.Sipas autoriteteve, shumë rajone të vendit janë nën rrezik të lartë nga zjarret pyjore të hënën, por asnjë prej vendbanimeve nuk është kërcënuar drejtpërdrejt nga flakët në natën e së hënës, ka thënë shërbimi i zjarrfikësve për AFP-në.Ekipe të ndryshme po luftojnë me zjarre në disa pjesë të Greqisë që rreth një javë, ndërsa zjarrfikësit janë munduar të shuajnë flakët në Rodos përmes aeroplanëve, që nga agimi i së hënës.Në Athinë, ministria e Jashtme ka thënë se ka ngritur një njësit për menaxhim krize për të lehtësuar evakuimin e qytetarëve të huaj në Greqi, për shkak të zjarreve të vazhdueshme pyjore.“Është situatë e paprecedentë për ishullin”, ka thënë Panagiotis Dimelis, kryetar i këshillit të fshatit Arkangelos, në një prononcim për Skai TV, duke shtuar se shumë banorë kanë nxituar t’i shpëtojnë turistët.Disa kompani udhëtimesh i kanë pezulluar fluturimet turistike drejt Rodosit, por u kanë dalë në ndihmë të huajve për t’i kthyer në shtëpi.Turistët dhe banorët kanë kaluar netët në palestra, shkolla dhe qendra konferencash në hotele në ishull.Të tjerët është dashur të ikin vetë, pasi ishin urdhëruar të largoheshin nga zona.Policia ka thënë se autoritetet kanë transportuar 16.000 persona përmes rrugëve tokësore, dhe se kanë evakuuar rreth 3.000 të tjerë përmes detit.Rreth 30.000 njerëz kanë ikur nga flakët në Rodos gjatë fundjavës, në evakuimin më të madh ndonjëherë nga zjarret në Greqi.Rodosi, i cili ka regjistruar mbi 2.5 milionë vizitorë më 2022, është njëri ndër vendpushimet më të popullarizuara në Greqi.“Na është dashur të ecim”, ka thënë ajo për AFP-në në aeroportin ndërkombëtar. “Kemi ecur për rreth gjashtë orë në të nxehtë”, ka treguar Squirrel.Kelly Squirrel, administratore transporti nga Britania e Madhe, ka thënë se policia i kishte urdhëruar njerëzit nga hoteli i saj në Rodos që të evakuoheshin.Greqia është kapluar nga një valë e gjatë e të nxehtit ekstrem, e cila ka shtuar rreziqet nga zjarret dhe i ka lënë vizitorët të bllokuar në kulmin e sezonit turistik.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.