Njerez

Eutanazia në Kanada / Vitin e shkuar, 15.300 njerëz zgjodhën ‘vdekjen e asistuar’

Në raportin shtetëror, vitin e kaluar 15,300 kanadezë vendosën ta ushtrojnë këtë të drejtë, e barabartë me 4.7 për qind të totalit të vdekjeve në vend

Gazeta Si – Eutanazia është e ligjshme në Kanada që nga viti 2016. Nga raporti vjetor që publikon shteti amerikano-verior, për të pestin vit radhazi del se numri i atyre që kanë vendosur t’i drejtohen është rritur, megjithëse ka shënuar një ritëm më të përmbajtur në vitin 2023.

Të dhënat e fundit janë një rritje prej 16%, gjysma e asaj të shënuar në vitet e mëparshme. Vitin e kaluar, 15,300 kanadezë vendosën ta ushtrojnë këtë të drejtë, e barabartë me 4.7 për qind të totalit të vdekjeve.

Raporti sqaron se 96 për qind e njerëzve që kërkuan t’i drejtoheshin eutanazisë do të kishin vdekur natyrshëm si pasojë e patologjisë nga e cila vuanin, ndërsa vetëm 4 për qind e atyre që bënë këtë zgjedhje vuanin nga një sëmundje invalidore kronike, për të cilën vdekja nuk pritej në një afat të shkurtër.

Aktualisht, pothuajse një në njëzet vdekje shkaktohet nga përdorimi i eutanazisë.Për herë të parë në pesë vjet, Kanadaja ka publikuar të dhëna në lidhje me përkatësinë etnike të njerëzve që kanë kërkuar vdekjen e asistuar në mënyrë mjekësore: 96 për qind janë të bardhë.

Në një kontekst në të cilin popullsia e bardhë përfaqëson 70 për qind të totalit, kjo shihet si një pabarazi anormale, shkaqet e së cilës ende nuk janë sqaruar.

Në vijim, megjithëse me një përqindje minimale (1.8 përqind), ka njerëz me origjinë aziatike që përbëjnë pak më pak se 6 përqind të kanadezëve.

Rekordi mbetet në Quebec, një zonë ku regjistrohen 37 përqind e të gjitha vdekjeve nga eutanazia, pavarësisht se vetëm 22 përqind e popullsisë kanadeze banon atje.

Kohët e fundit shembulli i Kanadasë u rikthye në plan të parë në Mbretërinë e Bashkuar – ku në fund të nëntorit kishte “dritën e parë jeshile” nga Parlamenti për projektligjin që përshkruan konturet e eutanazisë në vend – si një model negativ që nuk duhet imituar.

E perceptuar si një shtet në të cilin eutanazia u miratua pa dhënë garanci adekuate, Kanadaja kishte shkaktuar tashmë diskutime në vitin 2021 kur kishte aplikuar mundësinë e përdorimit të eutanazisë edhe për njerëzit që nuk vuanin nga një sëmundje terminale, por kronike dhe dobësuese deri në pikën e fundit të dëshirës për t’i dhënë fund ekzistencës së tyre.

Kjo hapi rrugën për një zgjerim të mëtejshëm në diskutim duke filluar nga pranvera, e cila do të shtrinte të drejtën edhe për ata që vuajnë nga sëmundjet mendore.

Lidhur me këtë, BBC ka publikuar një video-intervistë me një reporter të moshuar lufte, i cili për shkak të formës së rëndë të depresionit nga e cila vuan, do të dëshironte t’i garantohej e drejta për të vendosur se kur do të vdiste.

Për momentin ky opsion mbetet në fushën e hipotezave që Kanadaja do të donte të bënte ligj deri në vitin 2027.

Duke qenë se kjo është një temë që prek etikën dhe fenë, pavarësisht se ligji është në fuqi, nuk mungojnë polemikat.

“Cardus”, një institut i krishterë i bazuar në Ontario, provinca më e populluar e vendit, tha se të dhënat e fundit janë “alarmante” dhe tregojnë se Kanadaja ka një nga programet e eutanazisë me rritjen më të shpejtë në botë.

Mediat e Otavës kanë hedhur në qendër të vëmendjes rastet kur personat me aftësi të kufizuara kanë konsideruar vdekjen e asistuar për shkak të mungesës së strehimit ose përfitimeve të aftësisë së kufizuar.

Më tej, janë nxjerrë në dritë raste si ai i një gruaje me kancer gjiri, e cila deklaroi se sa herë i nënshtrohej mastektomisë, pyetej nëse ishte në dijeni të mundësisë për t’iu drejtuar eutanazisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë