Nga Gazeta Si- Është hedhur në Bazel shorti për ndarjen e 31 vendeve gjysmëfinale të ‘Eurovision 2025’ në dy netët gjysmëfinale, që do të zhvillohen më 13 dhe 15 maj në Bazel të Zvicrës.
Gjithsej 15 vende do të performojnë në natën e parë të gjysmëfinales, mes tyre edhe Shqipëria e cila do të performojë e 10-ta në radhë më 13 maj. Shqipëria përfaqësohet nga Grupi Shkodra Elektronike me këngën “Zjerm”. Ndërsa 16 vende do të performojnë në natën e dytë të gjysmëfinales, më 15 maj.
Gjithashtu, një short shtesë përcaktoi se për cilën gjysmëfinale do të votonin vendet e mëdha (Big 5) dhe vendi pritës, Zvicra.
Zvicra, Italia dhe Spanja do të votojnë në natën e parë gjysmëfinale (13 maj). Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe do të votojnë natën e dytë gjysmëfinale (15 maj).
Në natën e parë vendet pjesëmarrëse që do të këndojnë sipas radhës: Estonia, Islanda, Polonia, Portugalia, Suedia, Ukraina, Shqipëria, Azerbajxhani, Belgjika, Kroacia, Qipro, Holanda, Norvegjia, San Marino
Gjysmëfinalja e dytë: Armeni, Australi, Austri, Greqi, Irlandë, Letoni, Lituani, Mali i Zi, Republika Çeke, Danimarka, Finlandë, Gjeorgji, Izrael, Luksemburg, Maltë, Serbi.
Gjithsej 37 shtete do të marrin pjesë në Eurovision Song Contest 2025. Nga këto 31 shtete do të garojnë në gjysmëfinale.
5 vendet e mëdha si Franca, Gjermania, Italia, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar, së bashku me Zvicrën, kualifikohen automatikisht për në finalen e madhe e cila mbahet më 17 maj në Bazel të Zvicrës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.