Shumat e dërguara në formë transfertash drejt vendeve që nuk janë në BE prej rezidentëve të BE-së rezultojnë 32.7 mld euro në 2017. Kurse shumat që kanë mbërritur prej vendeve që nuk janë në BE rezultojnë 10.7 mld euro për të njëjtën periudhë.
Të dhënat e Eurostat tregojnë se edhe Shqipëria është ndër vendet jo të BE-së që ka kryer transferta. Shifra shkon në 872 mln euro për vitin 2017.
Ndërsa transfertat që kanë dalë nga Shqipëria llogariten 72 milionë euro.

Transsfertat e cituara nga eurostat kanë të bëjnë me transferta personale dhe ato rezultojnë të jenë rritur në raport me vitin 2016 nga 31, 8 mld euro në 32.7 mld euro në 2017-ën.
Pjesa më e madhe e transfertave personale konsiston në shumë të dërguara prej emigrantëve në vendet e tyre të origjinës.
Sufiçitet më të mëdha në transferimet personale rezultojnë në Portugali dhe Poloni, deficiti më i madh në Francë.
Mes vendeve anëtare të BE-së për të cilat janë publikuar të dhënat, daljet e transferatve personale në 2017 më të lartat ishin prej Francës, të ndjekura nga Spanja, Mbretëria e Bashkauar dhe Italia. Në kontrats, të hyrat më të larta janë regjistruar në Portugali, Poloni, Rumani dhe Mbretërinë e Bashkuar. Për pasojë, teprica më e madhe në financat perosnale në 2017 është regjistruar në Portugali (+3.0 mld euro), e ndjekur nga Polonia dhe Rumania, ndërsa Franca (-10.1 mld euro) duke regjistruar deficitin më të madh e ndjekur nga Gjermania, Mbretëria e Bashkuar dhe Italia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.