Sipas Eurostat, grupi ku vërehet rritja më e madhe e çmimeve prej 4.7% është grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” i pasuar nga grupet “Komunikimi” me 2.8%, “Transporti” me 2.7%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 2.1%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 1.9%, “Shëndeti” me 1.3%, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 0.9%, “Argëtim dhe kulturë” me 0.8%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0.3% dhe “Veshje dhe këpucë” me 0.1%.
Në muajin Korrik 2021, ndryshimi mujor i matur nga indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është 0.02%.
Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga rritja e çmimeve të grupit “Transporti” me 1.1%, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0.3%, “Pije alkoolike dhe duhan”, “Shëndeti” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 0.1% secili.
Nga ana tjetër çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” u ulën me 1.0%, pasuar nga “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 0.2%, “Veshje dhe këpucë”, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0.1% secili.
Ndryshimet e kontributit nga një tregues në tjetrin lidhen me faktin se kompozimi i peshave të mallrave brenda grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” është i ndryshëm nga një tregues në tjetrin.
Kështu, brenda këtij grupi, nëngrupi “Fruta – Perime”, ka një peshë më të madhe te shporta e IHÇK-së (12.84% e shportës totale) sesa tek ajo e IÇK-së (8.44% e totalit).
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.