Njerez

Eurostat: 570 mijë shqiptarë në vendet e BE-së. Italia e para, s’ka shifra nga Greqia. Por preferohet Gjermania dhe Franca

Nga Gazeta ‘SI’ – Italia vazhdon të jetë vendi i huaj me më shumë shqiptarë ndër vendet e BE-së, me 433 mijë në vitin 2021. Gjithsesi, për këtë vit mungojnë shifrat e shqiptarëve që jetojnë në Greqi dhe nuk mund të përcaktohet me saktësi ku ka më shumë të tillë.

Pas Italisë, shtetet e BE-së me më shumë shqiptarë janë Gjermania me 77 mijë dhe Franca me rreth 33 mijë, në 2021-shin.  Pas tyre renditet Belgjika me rreth 7 mijë, Suedia me rreth 6 mijë, Zvicra me gati 3 mijë.

Kështu, sipas shifrave të disponueshme në të gjithë BE-në (pa Greqinë dhe Spanjën) jetojnë rreth 570 mijë shqiptarë të regjistruar, deri në fund të vitit 2021. Gjithsesi, duke pasur parasysh afërsinë gjeografike dhe historikun e emigracionit, shifrat e shqiptarëve në Greqi mund të jenë më të larta dhe se ata në Itali.

Të dhëna të tjera të Eurostat për lejet e qëndrimit, që nga viti 2008, kur Eurostat raporton të dhënat, deri në vitin 2021, shtetet e BE-së kanë dhënë për shqiptarë gjithsej 756 mijë shtetas shqiptarë.

Publikimi i fundit i Eurostat për të dhënat e emigrantëve në Bashkimin Europian, ka dhënë informacion mbi integrimit e emigrantëve nga gjithë vendet e tjera në shtetet e BE-së.

Azilkërkuesit shqiptarë në 2021-shin

Shqiptarët ishin të dytët me aplikimet më të larta për azil në Europë gjatë 2021-shit me 8.860 të tilla, pas Turqisë me 20.400.

Po për të njëjtin vit, Shqipëria renditej përsëri e dyta në Top 3 shtetet nga ku u refuzuan më shumë kërkesat e azilkërkuesve, 18.570 mijëve. Të dytët edhe në Top 3 shtetet e origjinës së azilkërkueseve që morën më shumë urdhëra për tu larguar nga një vend i BE-së, 22.175 mijë. 8.850 u kthyen në Shqipëri.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë